Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samiti në Tivat, Mali i Zi mohon pretendimet e BIA-s dhe garanton siguri për pjesëmarrësit

NULL NULL
04.06.2026 09:54

Pas njoftimit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) se ka këshilluar presidentin Aleksandar Vuçiq të mos shkojë në Mali të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor, kanë reaguar autoritetet nga Podgorica.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, si një shtet anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s, ka garantuar të gjithë mysafirët e tij për një qëndrim të sigurt dhe të mbrojtur, gjatë qëndrimit në Tivat.

Në një reagim në X, BIA e kishte “këshilluar” Vuçiqin të mos shkonte në këtë samit, për shkak të “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë shtet.

Por, autoritetet malazeze kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

“Në prag të Samitit në Tivat, do të bëjmë gjithçka që miqtë, aleatët dhe partnerët tanë të priten në nivelin më të lartë dhe të sigurojmë organizimin e suksesshëm dhe dinjitoz të këtij ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare për ne”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Sipas njoftimit, prioritet i autoriteteve malazeze mbetet që asnjë rrethanë dytësore të mos e errësojë suksesin e samitit dhe objektivat e përbashkëta që ai promovon.

Njoftimet vijnë pasi nga Mali i Zi u dëbuan 87 burra, të cilët të njëjtën ditë kishin mbërritur me fluturim çarter nga Beogradi, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, ndërsa mediat malazeze e përshkruan këtë grup si “sigurimi joformal i Vuçiqit”.

Policia malazeze nga ky grup që shkoi nga Serbia ka sekuestruar gjithashtu një baner të madh me mbishkrimin “Serbia fiton”, të cilin SNS-ja e përdor në mitingjet e saj, por që është vendosur edhe në shumë bilborde në Serbi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme