Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kam mendu që mi kanë vra”- Xajë Mustafa përlotet në studio: Isha i sigurt… (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 10:20
Xajë Mustafa në emisionin “Ora 7”

Xajë Mustafa ka rrëfyer një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij, duke u emocionuar teksa kujton periudhën e luftës dhe zhdukjen e fëmijëve të tij.

I njohur përmes një fotografie të realizuar në vitin 1999 nga fotografi Peter Turnley, ku shihet duke mbajtur fotografitë e dy fëmijëve të zhdukur, Mustafa tha se në atë kohë nuk kishte asnjë informacion për fatin e tyre dhe ishte i bindur se mund të ishin vrarë.

Në një intervistë për emisionin “Ora 7”, ai tregoi se gjatë asaj periudhe kishte qenë i burgosur dhe pa asnjë kontakt me familjen.

“Për këto dy foto më pyetën çka janë. U thashë janë fotot e fëmijëve të mi, nuk desha me i lënë në mbeturina dhe i mora me vete”, tha Mustafa.

I pyetur nga moderatorja Gonxhe Gërxhaliu nëse kishte besuar se fëmijët ishin vrarë, ai është përgjigjur se në atë kohë ishte i bindur për këtë.

“Me siguri, sepse nuk kam ditur ku janë për tre muaj, nuk kam pasur kontakte fare me ta. Kam qenë në burg, pastaj më kanë dërguar në spital ushtarak në Tiranë. Atje një kojshi i imi më ka njohur dhe u ka thënë mjekëve që më njeh. Ai ka treguar se familja ime dhe fëmijët ishin në Ulqin”, ka rrëfyer Mustafa në Klan Kosova.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

 

lajme të ngjashme