Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me regji nga Erson Zymberi, “CODA” sonte premierë në Teatrin e Gjilanit

NULL NULL
04.06.2026 10:58

Premiera e shfaqjes “CODA” me regji nga Erson Zymberi jepet sonte nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

E bazuar në histori të vërteta, CODA (Children of Deaf Adults-fëmijë të prindërve të shurdhër) është një udhëtim teatral mbi identitetin, përkatësinë, dashurinë dhe barrën e padukshme që shpesh e mbajnë mbi supe ata që, prej moshës së vogël detyrohen të bëhen ura mes dy botëve.

Shfaqja ndërtohet mbi një gjuhë skenike minimaliste, ku heshtja nuk trajtohet si mungesë, por si një formë tjetër komunikimi. Në këtë koncept, fjala, gjesti, shikimi dhe frymëmarrja kanë të njëjtën peshë dramatike.

Një prej veçantive të kësaj vepre është përdorimi i gjuhës së shenjave si pjesë organike e shfaqjes, duke krijuar një hapësirë ku publiku që dëgjon dhe ai i shurdhër mund ta përjetojnë bashkë të njëjtin rrëfim.

Pjesë e kastës së aktorëve është edhe një aktore nga komuniteti i personave të shurdhër, që i jep shfaqjes një autenticitet të veçantë dhe e afron artin me vetë përvojën që trajton. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme