Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i shqipes s’duhet të vihet në pikëpyetje

NULL NULL
04.06.2026 11:06

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj përmes Facebook tha se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, është e garantuar me Kushtetutë, raporton KlanKosova.tv.

“E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në ora 14:00, në Prishtinë.

E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

lajme të ngjashme