“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshjen e Ohrit NULL NULL 04.06.2026 12:14 04.06.2026 12:14 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa duke folur për procesin e zgjerimit ka thënë nga Beogradi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësore. Deklaratat ai i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv. “Zgjerimi bazohet në ndërtimin e besimit. Rruga përpara është e vështirë, por shtegu është i qartë. Ne duhet të përqendrohemi në 3 prioritete kryesore:nxitja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Ato janë thelbësore si për sigurinë ashtu edhe për prosperitetin ekonomik”. “ Dialogu Beograd-Prishtinë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit janë kritike në këtë drejtim;përputhja me politikat dhe vlerat e Bashkimit Evropian, në veçanti me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këto nuk janë vetëm parime që ne mbështesim. Ato janë vetë themeli i projektit evropian dhe partneritetit tonë me Serbinë”, deklaroi Costa. Zyrtari i lartë evropian të mërkurën qëndroi në Kosovë ku foli edhe për dialogun.