Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetari gjen kuletën me para dhe telefonin e humbur, i dorëzon në polici

NULL NULL
04.06.2026 13:07
Qytetari në Mitrovicë të Veriut gjen portofolin me para dhe telefonin e humbur, e dorëzon në polici
Foto ilustruese

Një grua ka raportuar në Polici se i kanë humbur telefoni mobil dhe portofoli derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 qershor 2026, ndërsa në portofol ndodhej edhe një shumë parash, raporton klankosova.tv.

Më vonë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka njoftuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. Sipas policisë, ai kishte sjellë sendet e gjetura në stacionin policor me udhëzimin e babait të tij.

Pas procedurave të verifikimit, zyrtarët policorë kanë kthyer telefonin, portofolin dhe paratë tek pronarja e tyre.

lajme të ngjashme