Trump sugjeron se Irani u “provokua” që të sulmonte fqinjët arabë të Gjirit NULL NULL 04.06.2026 13:50 04.06.2026 13:50 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi të mërkurën se Irani u “provokua” për të sulmuar Kuvajtin pasi SHBA-ja goditi territorin iranian. I pyetur nga një gazetar nëse armëpushimi me Iranin është ende aktiv pas sulmeve ndaj Kuvajtit, Trump tha: “Ka një arsye për gjithçka, dhe ne i goditëm ata mjaft fort natën e kaluar dhe në fakt mbrëmë. Dhe kur ma shpjeguan, thashë, në rregull, pra mirë, (e padëgjueshme), por ne i kemi goditur ata mjaft fort, pak nga pak. Pra, ka një arsye për disa gjëra”.