Arrestohen 11 persona në Pozheran të Vitisë, dyshohen për bixhoz të paligjshëm NULL NULL 04.06.2026 14:34 04.06.2026 14:34 Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona që dyshohen për bixhoz të paligjshëm. Sipas njoftimit, prangosja e tyre ka ardhur pas një bastisje në një lokacion në fshatin Pozheran të Vitisë. Aksioni është realizuar pas dyshimeve se në këtë lokacion po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”. “Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv