Të miturit ‘pishmanli’ që mbahen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ikën dhe u kthyen vetë NULL NULL 04.06.2026 15:13 04.06.2026 15:13 Dy të mitur kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur dhe rikthyer në institucion nga Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, rasti ndodhi më 3 qershor rreth orës 21:28, kur forcat e rendit janë njoftuar nga zyrtarët Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin arritur të largoheshin nga qendra, por janë lokalizuar dhe rikthyer në institucion nga autoritetet, raporton Klankosova.tv. Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur në institucionin ku zbatohen masa edukative ndaj të miturve, i cili nuk posedon barriera fizike apo masa sigurie të ngjashme me institucionet korrektuese të tipit të mbyllur. Tutje, ai tha se dy të miturit janë larguar nga institucioni pa autorizim. “Sa i përket rastit konkret, dy të miturit janë larguar nga institucioni pa autorizim, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, ata janë lokalizuar dhe kthyer në institucion”. Sipas tij rastet e largimit nga ky institucion janë të rralla dhe ndodhin shkak të natyrës së veçantë të këtij institucioni dhe regjimit edukativ që aplikohet. “Rastet e largimit nga ky institucion janë të rralla, dhe ndodhin për shkak të natyrës së veçantë të këtij institucioni dhe regjimit edukativ që aplikohet. Megjithatë, në shumicën e rasteve personat lokalizohen dhe kthehen në institucion nga Policia e Kosovës ose nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me institucionet përkatëse”.