Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, policia nis hetimet  

NULL NULL
04.06.2026 13:11

Një sasi e dyshuar tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një dyqani, duke shkaktuar panik te banorët e qytetit të Laçit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, derisa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Nga forca e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në fasadën dhe strukturën e jashtme të dyqanit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, objekt i këtij sulmi me lëndë eksplozive ka qenë biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. L.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin së bashku me grupin e ekspertëve hetimorë. Efektivët kanë kryer veprimet e para procedurale, duke këqyrur kamerat e sigurisë rreth zonës dhe duke mbledhur mbetjet e lëndës plasëse për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se po heton rastin, derisa ka nisur veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij shpërthimi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme