Maliqi: Energjia mund të përcaktojë thellësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 23:35 30.06.2026 23:35 Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë në “Atlantic Council” Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë në “Atlantic Council”, ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën pritet të vazhdojë, por sipas tij, mund të ndryshojë niveli dhe cilësia e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai tha se energjia është kthyer në një prioritet strategjik për SHBA-në, që shtrihet përtej Kosovës dhe Ballkanit, duke përfshirë edhe Evropën Lindore. “Po, mbështetja ka qenë e vazhdueshme dhe besoj që do të vazhdojë. Ajo që mund të vihet në pikëpyetje është cilësia dhe niveli i thellësisë së bashkëpunimit”, tha Maliqi. Ai njëherësh deklaroi se SHBA po kërkon përfshirjen e Kosovës në korridoret energjetike rajonale, duke përmend se bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te gazi natyror, por përfshin një gamë më të gjerë projektesh energjetike. “Nëse Kosova nuk tregohet bashkëpunuese në një pikë që është strategjike për SHBA-në, që është energjia, atëherë ndoshta nuk mund të pritet intensiteti i plotë i mbështetjes diplomatike apo ushtarake”, tha Maliqi në Klan Kosova. Ndiqni deklarimin e plotë: