Shiu, rrufe dhe mundësi për breshër në ditën e parë të korrikut NULL NULL 30.06.2026 23:33 30.06.2026 23:33 Shi dhe rrufe. Në ditën e parë të muajit korrik në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, transmeton Klankosova.tv. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti, transmeton Klankosova.tv.