Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëhen bashkë në Panairin e Librit Shqip në Shkup

NULL NULL
04.06.2026 12:28

Me moton “Gjuha jonë, sa e mirë…”, sot në Sheshin Skënderbeu në Shkup është hapur “Panairi i Librit Shqip, Shkup 2026”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që synon ta afrojë librin shqip me qytetarët, autorët, botuesit dhe dashamirët e leximit.

Panairi do të zgjasë katër ditë, nga 4 deri më 7 qershor, ndërsa Shkupi do të jetë nikoqir i 55 botuesve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Në këtë ngjarje pritet të prezantohen mijëra tituj librash, përfshirë botime të reja dhe vepra të njohura nga autorë shqiptarë.

Gjatë ditëve të panairit do të ketë aktivitete të shumta kulturore, promovime librash dhe takime me autorë shqiptarë nga të gjitha trevat.

Në ditën e fundit do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve letrare të panairit, ku këtë vit janë paraparë pesë çmime vlerësuese për letërsinë shqipe të zhvilluar gjatë vitit 2025./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme