Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lipjanasit të “pushtuar” nga bërlloku, pse nuk ka zgjidhje? Flet Jashari (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 12:28
Foto arkiv

Kriza e mbeturinave në Komunën e Lipjanit vazhdon të shqetësojë qytetarët, ndërsa për këtë çështje ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal, Arsim Jashari.

Në emisionin “Fol me Arin”, Jashari tha se qytetarët po përballen me rritje të faturave për menaxhimin e mbeturinave, por pavarësisht kësaj, shërbimi nuk po kryhet siç duhet.

“Qytetarët e Komunës së Lipjanit nuk e paguajnë më faturën e mbeturinave 4.60 euro, por tash është 6.57 euro, nëse nuk gaboj. Megjithatë, mbeturinat nuk po mblidhen dhe kanë kaluar më shumë se 10 ditë pa u larguar. Ende nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga kompania rajonale në Lipjan”, tha ai.

Jashari akuzoi po ashtu pushtetin lokal se ka rritur çmimin e faturës për rreth 30 për qind, ndërsa kriza e mbeturinave vazhdon.

Ndiqni prononcimin e plotë:

 

lajme të ngjashme