Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e policit, reagon Begaj: Policia do të vazhdojë luftimin e krimit

NULL NULL
04.06.2026 10:25

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri, gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari.

Begaj i ka shprehur ngushëllime familjes së efektivit Enea Mekolli, i cili mbeti i vdekur gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë për afro 10 vite.

Në shkëmbimin e zjarrit mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta! I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Policia e Shtetit nuk do të zmbrapset nga kjo humbje dhe se do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.

“Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik.”, ka shkruar Begaj. /Klankosova.tv

Vrasja e policit në Shqipëri – Policia del me njoftim zyrtar

lajme të ngjashme