Mali i Zi dëboi 87 serbë nga Tivati, Serbia ndalon 30 malazezë për kontroll në aeroport NULL NULL 04.06.2026 08:58 04.06.2026 08:58 Mali i Zi dëboi 87 serbë nga Tivati, Serbia ndalon 30 malazezë për kontroll në aeroport Rreth 30 qytetarë malazezë u ndaluan mbrëmë në aeroportin e Beogradit, pasi zbritën nga aeroplani që fluturoi nga Podgorica pak pas mensatës, pas disa orësh vonesë. Sipas informacionit të dhënë për “Vijesti“, redaktorit të portalit “Vijesti”, Dushan Cicmil dhe përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Miroje Jovanoviq, pasaportat e pasagjerëve, ekskluzivisht burra me dokumente malazeze, u konfiskuan dhe u dërguan në një dhomë të veçantë, pa asnjë shpjegim se pse u kufizua lëvizja, transmeton Klankosova.tv. Sipas këtyre raportimeve, pasagjerët, 28 prej tyre, u dërguan në një dhomë të veçantë, ku kishte edhe disa qytetarë malazezë që kishin zbritur nga Barcelona. Ata i thirrën pesë prej tyre dhe i zhvendosën në një dhomë tjetër, gjoja për kontrolle shtesë. “Pothuajse në të njëjtën kohë kur redaksia kontaktoi Cicmilin, i cili konfirmoi informacionin për pasagjerët që po veçoheshin për kontroll shtesë, njëri nga pasagjerët i tha gazetarit se në fluturim ndodhej edhe avokati Miroje Jovanoviq, të cilin gazetari i “Vijesti” e ftoi më pas t’i ofronte ndihmë ligjore”. “Rreth dy orë pas mesnatës, Dushan Cicmil, një gazetar nga ‘Vijesti’, më telefonoi dhe më informoi se edhe ai ishte veçuar për kontroll shtesë, dhe se nuk ishte njoftuar për këtë. I kërkova të njoftonte mbërritjen e një avokati, por atij iu tha se nuk mund të kaloja nëpër seksionin e kontrollit kufitar. U ktheva në atë seksion, i tregova oficerit të policisë kartën time të identitetit të avokatit dhe kërkova të flisja me klientin tim. Kur më thanë se nuk mund të kaloja, kërkova të telefonoja shefin e turnit, dhe pastaj thirra prokurorin në detyrë për të më shpjeguar pse po e kufizonin lëvizjen e klientit tim dhe pasagjerëve të tjerë. Pa asnjë shpjegim, pas dhjetë minutash pasagjerët filluan të largoheshin”, tha Jovanoviq. “Avokati theksoi se edhe para se Cicmil ta telefononte, ndërsa kalonte nëpër portë, ai i pyeti policët pse kishin veçuar vetëm burra me dokumente malazeze, dhe se atij iu tha se kishin ndonjë “këshillë”. Zhvillimet erdhën pasi Mali i Zi u ndaloi 87 serbëve hyrjen në vend të mërkurën, duke thënë se ata përbënin një kërcënim për sigurinë përpara samitit të Bashkimit Evropian me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ata mbërritën në qytetin bregdetar të Tivatit me një fluturim nga Serbia më herët gjatë ditës. Policia tha se ata veçuan aeroplanin e Air Serbia si pjesë e kontrolleve të shtuara të sigurisë përpara samitit të së premtes, i cili do të mbledhë udhëheqësit më të lartë të BE-së dhe Ballkanit. “Si pjesë e aktiviteteve që synojnë ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm sigurie, shërbimet e sigurisë identifikuan persona me interes sigurie”, thanë në një deklaratë policia e Malit të Zi dhe Agjencia e saj Kombëtare e Sigurisë, transmeton Klankosova.tv.