Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Fëmijët sot janë shumë inteligjentë, por s’kanë edukatë morale” – thotë avokati Bytyçi (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 09:44

Azdren Bytyçi ka deklaruar se fëmijët e sotëm nuk kanë mungesë inteligjence apo mundësish për zhvillim, por sipas tij problemi kryesor qëndron te edukimi moral dhe vleror.

Në emisionin “Ora 7”, Bytyçi tha se fëmijët sot rriten në një ambient me më shumë kushte dhe mundësi se në të kaluarën, duke pasur qasje më të lehtë në informacione dhe mësim.

“Unë mendoj se ne nuk kemi problem me fëmijët, sepse fëmijët sot janë shumë inteligjentë, janë rritur në një ambient me të gjitha parakushtet dhe predispozitat për t’u zhvilluar. Mirëqenia është shumë më e mirë sesa ka qenë në të kaluarën. Problemi është te edukimi moral. Sot nuk kemi edukim vleror, jo vetëm edukim informativ. Fëmijët sot kanë shumë informacione, kanë mundësi, mësojnë edhe disa gjuhë përmes YouTube, por problemi është se nuk kanë edukim moral”, tha ai.

Ndiqni deklarimin e plotë:

lajme të ngjashme