Zhduket një grua në Vushtrri NULL NULL 04.06.2026 09:44 04.06.2026 09:44 Foto ilustruese e zhdukjes. Policia e Kosovës po heton një rast të një gruaje të zhdukur në Vushtrri. Sipas raportit policor, më 2 qershor 2026, rreth orës 09:00, një qytetar ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e zhdukjes. “Vushtrri / 02.06.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti po hetohet nga ekipet kompetente”, njofton PK. /Klankosova.tv