“Shpirtin mundeni me ma marrë, po fotot jo…” Xajë Mustafa rrëfen për fotografinë e famshme të luftës (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 09:55 04.06.2026 09:55 Xajë Mustafa në emisionin “Ora 7” Në një ceremoni të veçantë është shënuar pensionimi i Xajë Mustafës, i cili ishte bërë simbol i dhimbjes dhe shpresës së shumë familjeve shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Historia e tij është bërë e njohur ndërkombëtarisht përmes një fotografie të realizuar në vitin 1999 nga fotografi i njohur Peter Turnley, ku Mustafa shihej duke mbajtur fotografitë e dy fëmijëve të tij të zhdukur, me shpresën se dikush do t’i njihte dhe do ta ndihmonte për t’i gjetur. Në një intervistë në emisionin “Ora 7”, ai ka rrëfyer një moment dramatik gjatë luftës, kur sipas tij forcat serbe kanë tentuar t’ia marrin fotografitë e fëmijëve. “‘I thashë janë fotot e fëmijëve të mi’, thanë s’ka rëndësi që janë fotot e fëmijëve të tu, i kemi mbytur krejt në Kosovë. Por unë u thashë që edhe nëse i keni mbytur, unë dua t’i mbaj. I mora prapë dhe kur m’i morën për herë të tretë, u thashë, shpirtin mundeni me ma marrë, por këto dy foto nuk jua lë”, ka rrëfyer Mustafa në Klan Kosova. Ndiqni rrëfimin e plotë: