Dy persona ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia NULL NULL 04.06.2026 09:47 04.06.2026 09:47 Qendra Edukuese Korrektuese ne Lipjan Dy persona kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur dhe rikthyer në institucion nga Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin arritur të largoheshin nga qendra, raporton klankosova.tv. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e tyre. Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë rikthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan. “Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”.