Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se vodhi naftë nga një kamion në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
04.06.2026 09:41
Dyshohet se vodhi naftë nga një kamion në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Foto e gjeneruar me AI

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e derivateve të naftës nga një kamion në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 31 maj 2026, rreth orës 00:24, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 3 qershor është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 31.05.2026 – 00:24. Më 03.06.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ishte identifikuar se kishte vjedhur derivate nafte nga kamioni i ankuesit mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

lajme të ngjashme