Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

NULL NULL
04.06.2026 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka ndaluar një veturë në pikën kufitare në Jarinje.

Në automjetin me targa të Serbisë, sipas forcave të rendit, ishin dy shtetas serbë, e të cilëve u janë gjetur dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh, personat janë liruar pas intervistimit, derisa dokumentet janë sekuestruar.

“SPK Jarinje / 03.06.2026 – 13:35. Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ishin dy meshkuj shtetas të Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur disa dokumente te falsifikuara. Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme