Senatori amerikan Lindsey Graham mbërrin në Kiev NULL NULL 18.03.2024 13:35 18.03.2024 13:35 Lindsey Graham, mbërrin në Kiev. Lindsey Graham, një senator i Karolinës së Jugut, i cili ka mbrojtur prej kohësh armatosjen e Ukrainës kundër pushtuesve rusë, ka mbërritur në Kiev. “Mbështetja e palëkundur e SHBA-së është kritike për suksesin e Ukrainës në përballjen e një lufte të paligjshme në shkallë të plotë me Rusinë”, nënvizoi ambasada amerikane foton e mbërritjes së tij me tren”, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Graham është një aleat i shquar i Donald Trump, ish-presidenti dhe kandidati i mundshëm republikan presidencial, i cili përgjithësisht mbahet në favor të Rusisë dhe Putinit. Muajin e kaluar, ai votoi kundër një pakete 95 miliardë dollarësh (mbi 87 miliardë euro) për mbrojtjen dhe ndihmën e huaj që do të nxiste ndjeshëm Kievin.