Shqiptari po transportonte pesë kolumbianë, ndalohet nga policia gjermane NULL NULL 27.07.2026 21:17 27.07.2026 21:17 Prekäre Beförderungssituation: Ein 15-Jähriger wurde im Kofferraum über die deutsch-österreichische Grenze gefahren. Der mutmaßliche Schleuser sah offenkundig keine andere Möglichkeit, den kolumbianischen Jugendlichen zusammen mit seinen vier Landsleuten zu befördern. (Foto: Bundespolizeiinspektion Rosenheim) Një shqiptar është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së dielës (26 korrik), gjatë një kontrolli kufitar në rrugën federale B2, pranë Mittenwaldit, nën dyshimin për kontrabandim të emigrantëve. Sipas njoftimit të Policisë së Mynihut, zyrtarët policor, gjatë kontrollit,ndaluan një automjet me targa gjermane, i cili drejtohej nga i dyshuari i moshës 28 vjeçare, i cili kishte leje qëndrimi dhe një patentë shoferi gjermane. Në automjet ndodheshin pesë shtetas kolumbianë, të cilët nuk kishin as pasaporta dhe as dokumente identifikimi të vlefshme për hyrje në Gjermani. Policia zbuloi se njëri prej tyre, një djalë 15-vjeçar, ishte shtrirë në bagazhin e makinës mes rrobave dhe sendeve personale, pasi në automjet nuk kishte më vende të lira, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit deklaroi spontanisht se ishte i vetëdijshëm për rrezikun e transportimit në këto kushte, por pretendoi se i mituri kishte hyrë në bagazh me dëshirën e tij, për shkak të mungesës së një ulëseje tjetër. Nga verifikimet paraprake rezultoi se pesë shtetasit kolumbianë ishin regjistruar më herët në Gjermani. Ata u proceduan penalisht për dyshimin e tentativës së hyrjes së paligjshme në vend dhe më pas iu dorëzuan autoriteteve kompetente të emigracionit, të cilat do të vendosin për qëndrimin e tyre të mëtejshëm në Gjermani, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, shqiptari 28-vjeçar, i regjistruar si banues në landin e Saksonisë së Poshtme (Niedersachsen) dhe me vendbanim të përhershëm, u lirua pas përfundimit të procedurave fillestare policore. Megjithatë, ndaj tij pritet të ngrihet procedim penal nën dyshimin për kontrabandim të të huajve.