Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 21:35 27.07.2026 21:35 Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin e Gent Prokshit. Buzhala përmes një lidhje direkte është shprehur se ka burime që Prokshi ka qenë në shtëpinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai ndër të tjera kërkoi nga Kurti që të dalë dhe të flasë hapur lidhur me këtë çështje. “Ka burime që Gent Prokshin e kanë parë duke u futur edhe në shtëpin e kryeministrit. Mirë do të ishte që të flasë kryeministri Kurti në çfarë rrethanash është parë”. Ai gjithashtu ka përmendur një deklarim të ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, për të cilin tha se e ka pranuar se është takuar me Gent Prokshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Klankosova.tv