Chelsea nxjerr në shitje Emeghan, vetëm pak kohë pas transferimit NULL NULL 27.07.2026 21:27 27.07.2026 21:27 Chelsea po shqyrton mundësinë e largimit të Emanuel Emegha, edhe pse sulmuesi holandez sapo iu bashkua klubit nga Strasburgu. Sipas raportimeve, drejtuesit e Bluve janë të hapur të dëgjojnë çdo ofertë për Emeghan, njësoj si për Liam Delap dhe Nicolas Jackson, teksa vazhdojnë riformësimin e repartit ofensiv. Situata është ndikuar edhe nga dëmtimi i fundit i Emeghas në muskujt e kofshës, i cili pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë./Klankosova.tv