“Çkyhen” dorezat sterile para operacionit, mjekët: Janë me cilësi të dobët (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 20:40 27.07.2026 20:40 Janë materiali bazë për procedura operative. Megjithatë, për cilësinë e dorezave sterile të cilat përdoren nga profesionistët shëndetësorë të shërbimit emergjent në QKUK, ankesa pati nga këta të fundit. Kiks Kosova, nga burimet e saj mësoi se stafi i shërbimit emergjent, me 6 korrik të 2026-ës iu adresuan me një kërkesë të përbashkët Barnatores Qendrore të QKUK-së. Bëhet fjalë për sasi prej 1200 copash, të cilat janë pranuar në muajin e 6-të të këtij viti dhe afati tyre skadon në korrik të 2028-ës. Cilësia e dobët e këtyre dorezave sterile, po ua vështirëson punën profesionistëve të shërbimit emergjent. Sipas tyre, dorezat grisen që në fillim të procedurës operative. E madje, ka prej tyre që janë të dëmtuara ende pa filluar përdorimi. Shqetësimi kryesor i stafit të shërbimit emergjent, është rreziku që mund të vijë si rezultat i cilësisë së dobët. Ruajtja e sterilitetit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, rritja e konsumit të panvojshëm të materialit dhe ndikimi negativ në sigurinë e pacientëve, por edhe të stafit. Andaj, profesionistët shëndetësorë patën kërkesa për Barnatoren Qendrore. Në lidhje me këtë çështje, Kiks Kosova dërgoi pyetje në drejtori të QKUK-së. Mirëpo përgjigja e vetme që redaksia mori qe që t’i referohemi eprokurimit, mirëpo pa treguar numrin e kontratës apo të dhëna të tjera rreth tenderit.