Projekti “madhështor” në Lupç bëhet viral: Si u prit promovimi nga Muja e Bulliqi? (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 08:53 04.06.2026 08:53 Një projekt ujitjeje në fshatin Lupç është bërë viral në rrjetet sociale pas promovimit të tij nga ministri në detyrë Armend Muja dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Projekti, i cili paraqet një vadë ujitjeje me rënie të lirë, është prezantuar si një investim për përmirësimin e ujitjes së tokave bujqësore në këtë zonë. Por, mënyra e promovimit dhe vetë projekti kanë ngjallur reagime dhe diskutime në opinion publik dhe në rrjetet sociale, ku disa e kanë cilësuar si “primtiv” dhe të ekzagjeruar në prezantim. “Nuk po e kontestojmë askush nevojën për ujitje të tokave, sepse tokat tona bujqësore normalisht kanë nevojë për ujitje nëse duan me pas të mira më shumë, por është për të qeshur ideja e kompleksitetit të këtij projekti, që është shumë primitiv”, tha gazetari Enis Reçica në emisionin “Ora 7”. Ai njëherësh tha se në rrjete sociale projekti është krahasuar me pamje nga vende të varfra, ku mungesa e ujit dhe infrastruktura bazike paraqiten në forma të ngjashme, duke shtuar debat për mënyrën e promovimit të tij. Ndiqni diskutimin e plotë: Projektet e “mëdha”: VV, “revolucion” me ujë, tabela e rrugica (VIDEO)