Policia në aksion kundër krimeve kibernetike NULL NULL 19.09.2023 09:39 19.09.2023 09:39 Në orët e hershme të mëngjesit u raportua për bastisje në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se është duke u zhvilluar një operacion kundër krimeve kibernetike, në lokacione të ndryshme. “Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me aksionin.