Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pezullimi nga puna: Polici në veri e do ushtrinë serbe në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 20:40

Mledan Adjançiq është zyrtari policor që shërben në Stacionin e Mitrovicës së Veriut i cili s’ka ngurruar të shpërndajë thirrje nacionaliste në profilin e tij në Instagram.

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është mbishkrimi i postimit nga grupi i njohur “Grobarska snaga”, që është grup i tifozëve të klubit serb të futbollit “Partizani”, të cilit iu bashkua Adjançiq, raporton Klan Kosova.

Por, për këtë veprim, polici i Kosovës u ndëshkua.

Kjo ndodhi kur Klan Kosova iu drejtua eprorëve të tij, të cilët menjëherë morën masa. Ata e suspenduan Adjançiqin për tre ditë, si masë administrative nga standardet profesionale, teksa këto ditë shërbejnë për hetimin e mëtutjeshëm të tij.

Sipas rregullave, një gjë e tillë është e sanksionueshme nga vetë institucioni që duhet të marrë masa.

Polici i diplomuar në gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës, deri tani ka shërbyer në ekipin D në patrullim.

lajme të ngjashme