Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

NULL NULL
04.06.2026 21:23

Policia nga Shqipëria, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë, gjithashtu polic.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10:00 deri 12:00 në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace./A2Cnn

lajme të ngjashme