“Greqia do ta njihte Kosovën po të mos refuzohej gazi amerikan”, thotë Hoxhaj NULL NULL 04.06.2026 22:27 04.06.2026 22:27 Enver Hoxhaj. Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli lidhur me çështjen e gazit amerikan. Ai deklaroi se Kosova humbi një mundësi të rëndësishme ekonomike dhe politike pas refuzimit të projektit të këtij gazi nga ana e qeverisë. Sipas Hoxhajt, projekti nuk do të sillte vetëm përfitime ekonomike për vendin, por edhe njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë. Kandidati për deputet u shpreh se çështja e kësaj njohjeje ka qenë në tavolinë. “Z.Kurti i tha “jo” gazit amerikan në vitin 2021/2022 i cili do të kishte jo vetëm përfitime ekonomike për Kosovën, por do të kishte edhe një përfitim politik, Greqia do ta njihte Kosovën. Në tavolinë ka qenë njohja e Kosovës nga ana e Greqisë”, tha ai./Klankosova.tv