Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sagnol zbulon paragjykimet ndaj Kvaratskhelias: E refuzonin vetëm pse ishte gjeorgjian

NULL NULL
04.06.2026 22:30

Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol, ka rrëfyer vështirësitë që hasi kur përpiqej t’ia rekomandonte Khvicha Kvaratskhelian klubeve të mëdha evropiane, shumë kohë para se sulmuesi të bëhej një nga yjet më të spikatur të futbollit botëror.

Sipas Sagnolit, shumë klube shfaqnin hezitim vetëm për shkak të kombësisë së lojtarit.

“Përpiqesha ta rekomandoja në klube anembanë Evropës dhe përgjigjja ishte gjithmonë e njëjtë: ‘Një lojtar gjeorgjian? Seriozisht? Ai nuk është brazilian, anglez apo spanjoll. Pse duhet ta marrim këtë rrezik?’”, deklaroi francezi.

Megjithatë, koha i ka dhënë të drejtë Sagnolit. Kvaratskhelia, i cili dikur injorohej për shkak të origjinës së tij, sot konsiderohet ndër futbollistët më të talentuar në botë dhe ka shkëlqyer në skenën evropiane.

lajme të ngjashme