Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ora 21:00-23:00, koha më e mirë për seks

NULL NULL
04.06.2026 21:30

Koha e mbrëmjes shpesh lidhet me intimitetin dhe afërsinë në çift, por “ora më e mirë” nuk është një rregull i prerë, varet nga ritmi i jetës, energjia dhe dëshira e të dy partnerëve.

Në përgjithësi, shumë çifte zgjedhin orët mes 21:00 dhe 23:00, pasi pas përfundimit të aktiviteteve të ditës, trupi dhe mendja janë më të qetësuara. Kjo periudhë ndihmon në uljen e stresit dhe rritjen e ndjesisë së afërsisë emocionale.

Megjithatë, disa studime mbi ritmin biologjik tregojnë se mbrëmja e hershme mund të jetë më e përshtatshme për disa njerëz, kur energjia ende nuk ka rënë plotësisht, ndërsa të tjerë ndihen më të relaksuar më vonë gjatë natës.

Studiuesit thonë se nuk ka një “orë perfekte” universale, por një moment kur të dy ndihen të qetë, pa lodhje dhe pa shpërqendrime, është zakonisht koha më e mirë për intimitet të shëndetshëm dhe të kënaqshëm, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme