Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paçarizi: Jemi çu peshë, jemi popull i lazdrum (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 22:01

“Historia nuk mund të qëndrojë në rrugë të vendimeve që do t’i sjellin përfitime popullit të Kosovës sot dhe në të ardhmen”, deklaroi e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

Këtë fjali opinionisti Rrahman Paçarizi e konsideron si më të ashprën që është thënë për Kosovën nga ShBA-ja.

Paçarizi vijoi të kritikojë klasën politike për injorimin që u kanë bërë mesazheve të presidentëve Biden dhe Trump.

“Unë mendoj që pa deshtë unë me u ba zëdhënës, as është e drejtë, as detyrim i imi, kjo fjali është fjalia më e ashpër që është thanë najherë nga zyrtarë të ShBA-së. Nuk ka kurrgja ma të ashpër dhe ma të drejtëpërdrejtë për kush di me e lexu…” tha Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kjo është fjalia ma e ashpër që është thanë prje përfundimit të luftës në Kosovë”.

“Tash ta dojmë na me e kuptu a jo, kjo është punë tjetër, sepse na kemi një klasë politike qaq të papërgjegjshme dhe fatkeqësisht nuk është veç Qeveria kaq e papërgjegjshme, po flas për klasën politike, e cila klasë politike e ka pasë injoru letrën e presidentit Trump për herën e parë, e ka pasë injoru letrën e presidentit Biden, e ka injoru letrën e presidentit Trump në rastin e zgjedhjes së dytë. Tri letra të presidentëve amerikanë i ka injoru. I ka injoru të gjitha vërejtjet të cilat Amerika është detyru me i ba si diplomaci publike”.

Paçarizi e quajti popullin e Kosovës të llastuar, dhe që përmes tyre vendoset edhe një klasë e tillë politike, e papërgjegjshme dhe e “hajlazitur”.

“Kur ka diplomaci publike domethanë ka dështu diplomacia tradicionale”.

“Ka pasë disa raste kur zyrtarët amerikanë janë detyru, qoftë në konferenca për shtyp, qoftë përmes komunikimeve të shkruara, kanë tregu papërgjegjësinë, lazdrimin, halitinë e politikanëve të Kosovës”.

“Po, nuk janë veç politikanët e Kosovës. Këtu, fatkeqësisht, na jemi një popull i lazdrum që pak jemi çu peshë. E kur të çohesh peshë, domethanë, hajlazitesh, ndodh diçka. Na jemi në atë fazë, sepse na kujtojmë që budallallëku është trimni. Na kujtojmë që me iu kundërvu Amerikës edhe kur është në të mirën tonë, kujtojmë që është trimni”.

Trimni është me e deshtë vendin”.

“Jo veç në pushtet, se në pushtet dikush i bjen ata. Na i kemi pru në pushtet. Qëndrimi i qesaj klase politike që është në pushtet aktualisht ka qenë qëndrim i qartë antiamerikan”.

 

lajme të ngjashme