Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goditja amerikane ndaj Kosovës, Krasniqi: Paralajmërimi erdhi nga instancat e larta të ShBA-së

NULL NULL
04.06.2026 22:58

Florin Krasniqi, kandidat për deputet nga PSD, ka folur në lidhje me raportet e Kosovës me ShBA-në, gjegjësisht për gazin amerikan dhe reagimin e ambasadores amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, për këtë çështje.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se paralajmërimi erdhi nga instancat e larta amerikane.

Krasniqi deklaroi se nuk është dashur në asnjë rrethanë që të vihet deri në këtë pikë.

“Prattipati i konsulton edhe 2-3 eprorë të saj para se ta shkruajë këtë. është marrë vendim në instancat më të larta të Amerikës. Palmer ka raportuar në Komisionin për punë të jashtme para disa vitesh, duke ua shpjeguar anëtarëve se pse është aq e rëndësishme pavarësia energjetike e Kosovës. Amerikanët na kanë propozuar që të na sjellin gazin, i cili është në formë likuide, i cili më pas gazifikohet dhe përdoret më pas për shtëpi e gjithçka”, deklaroi Krasniqi.

lajme të ngjashme