Shabani: Mesazhi për gazin amerikan është alarmi i fundit për Qeverinë Kurti (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 21:45 04.06.2026 21:45 Opinionistja Anita Shabani ka ngritur shqetësime për zhvillimet rreth projektit të njohur si gazi amerikan, duke kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se Kosova ende nuk ka një opsion të qartë për marrëveshjen e gazit dhe rrezikon të mbetet e vetme në rajon pa këtë projekt. “Kurti në vazhdimësi në deklaratat e tij kërkon armiq të brendshëm ose të jashtëm. Nuk jemi te sigurt nëse kjo është zgjidhja më e mirë. Kemi gjashtë vite dhe sot nuk kemi një opsion ku rrezikohemi me mbet të vetmit në rajon pa këtë marrëveshje dhe nuk ka asnjë plan konkret tjetër dhe as nuk e kemi në programin ose në premtimet që Kurti i bën sot në fushatë. Të gjitha premtimet tjera kanë të bëjnë me miliona apo miliarda të shpërndara ndërsa na del që nuk kemi mjete për gazin amerikan i cili thuhet në reagim, decidivisht mund të thuhet që Kosova sot duhet të vendosë të krijojë marrëdhënie me ShBA-të apo me Rusinë”, theksoi ajo. Ndër të tjera, Shabani tha se Kosova mund të humbasë një mundësi strategjike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Klankosova.tv. “Mendoj që është alarmi i fundit dhe mesazhi i fundit që i jepet kësaj qeverisje, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me mohimin dhe me raportin që Kurti ka mbërritur mos me kriju me ShBA-të, dhe kjo mendoj që është rezultat i një presioni sepse në fund të fundit kjo duket sikur është thirrja e fundit dhe Amerika nuk do të insistojë më shumë dhe ajo që do të humbë është Kosova”, tha opinionistja në Klan Kosova. Gjatë ditës së sotme, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipat është shprehur qartë se vendi do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.