Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekomandimi i Prattipatit: Veproni shpejt, merreni gazin amerikan (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 20:11
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati gazi amerikane ne kosove
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në një editorial për rrugën drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën, ka shkruar se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji.

Prattipati është shprehur qartë se Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

Prandaj, e prerë në deklaratën e saj, diplomatja amerikane, çoi mesazh se Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.

Dhe në fund, Prattipati e theksoi se vendi ynë përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike, sepse Administrata e presidentit Donalt Trump, prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”.

Detajet në videon më poshtë:

lajme të ngjashme