Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona e rrahin një polic në Shkodër

NULL NULL
22.07.2026 22:59

Një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër është goditur me grushte nga dy persona.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, derisa zyrtari policor ishte jashtë orarit të punës.

Sipas informacioneve paraprake, rasti ka ndodhur gjatë një konflikti, ku polici është goditur nga dy personat, meqenëse deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.

Pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forca policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Për motivet e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vijojnë hetimet, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.

lajme të ngjashme