Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi njëmijë të vdekur nga Ebola në Kongo

NULL NULL
22.07.2026 22:37

Ka shkuar në mbi njëmijë, numri i të vdekurve nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shkalla e vërtetë e shpërthimit mund të jetë dy deri në katër herë më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare.

Duke folur në një samit shëndetësor në Ganë të mërkurën, Dr. Jean Kaseya, drejtor i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se janë konfirmuar 1,031 vdekje.

“Këta janë njerëz që po vdesin. Ata po vdesin sepse nuk kemi vaksina, nuk kemi ilaçe, nuk kemi fonde”, shtoi ai.

Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e RD Kongos, 2,473 raste të Ebolës ishin regjistruar deri të hënën, me të paktën 737 pacientë në izolim ose duke marrë trajtim spitalor.

lajme të ngjashme