Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit të NATO-s deri në 2030

NULL NULL
22.07.2026 22:31

Këtë të mërkurë u zhvillua ceremonia e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal te transformimi i Forcave të Armatosura gjatë viteve të fundit, duke theksuar se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, ndërsa sot situata ka ndryshuar ndjeshëm.

Rama u shpreh se rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s.

Rama: Forcat e Armatosura ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin. Sot kemi forcat më të mirëpaguara dhe nuk do të ndalemi asnjë vit. Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s. Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu sakrificat që bëjnë ushtarakët dhe familjet e tyre, duke theksuar se shërbimi në uniformë kërkon përkushtim dhe gatishmëri për të përballuar situata të vështira.

Rama: Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

lajme të ngjashme