MAT – “Shpella e Shpresës”: Si iu amputua me sharrë druri këmba ushtarit të plagosur të UÇK-së? (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 22:16 22.07.2026 22:16 Dokumentari sjellë rrëfime rrëqethës dhe plot emocione mbi sakrificën e personelit mjekësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999. Rrëfimi i ish-ushtarit të plagosur, Agim Bytyqi, i cili pas ofensivave serbe përfundoi në “Shpellën e Lakuriqëve” në Topillë të Shtimes — një spital ushtarak i improvizuar, ku u mjekuan dhjetëra të plagosur nën dritën e qiririt. Ai tregon se si falë një operacioni në kushte tejet ekstreme, arriti të mbijetoi dhe sot është gjallë falë mjekëve që guxuan e u kujdesën për të dhe shokët e tij. Dëshmitë e anesteziologut Nehat Baftiu dhe kryeinfermierit Ali Shaqiri për vendimin për jetë a vdekje amputimin e këmbës së infektuar të ushtarit me sharrë druri, në mungesë të mjeteve kirurgjikale. Rrëfime emocionale, derisa të plagosurt sot falenderojnë mantelbardhët që u shpëtuan jetën. Si u bë organizimi i shërbimit shëndetësorë të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit: Roli i dr. Skender Muratit, i cili improvizoi dhjetëra ambulanta në shtëpi private, pajisi ushtarët me kartela shëndetësore dhe dokumentoi mizoritë e regjimit serb. Dëshmitë e ushtarëve të plagosur si dhe ndërhyrjet komplekse për shpëtimin e fëmijëve e luftëtarëve të lirisë.