Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 23:35

Meteorologu, Mendim Rugova i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ka komentuar mbi paralajmërimin e Iinstitutit Hidrometerologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme gjatë ditës së sotme e cila megjithatë nuk ndodhi.

Rugova tha se në Kosovë ndryshoi situata meteorologjike në moment të fundit duke bërë që të evitohet krijimi i kushteve për stuhi.

“Prej ditës së djeshme që e kaploi moti i ligë vendin tonë ka qenë pak e parashikuar se mund të zgjas edhe pas mesnate ndonjë stuhi që mund të paraqitet, në fakt ka pasë në Adriatik, por në momentin e fundit nuk kaloi mbi vendin tonë ashtu siç parashihej. Patëm vetëm pak reshje pas mesnate. Dita e sotme nuk pati potencial të mjaftueshme që të prodhonte stuhi që ishin paralajmëruar, pak a shumë ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit meteorologjike. Mund të ndodhin parashikime që ndonjëherë brenda 24 orëve mund të ketë ndryshim drastik”.

Tutje, ai tha se situata meteorologjike në vend ka filluar të stabilizohet.

“Vetëm se ka filluar një stabilizim i situatës mbi vend, për ditën e nesërme nuk priten të reshura. Do ketë intervale me diell dhe vranësira, mirëpo temperaturat do të qëndrojnë më të ulta në krahasim me ditët e tjera”, tha ai.

lajme të ngjashme