Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina emëron Malsor Gjonbalajn në krye të Këshillit Profesional

NULL NULL
04.06.2026 21:20

FC Prishtina ka bërë një lëvizje të rëndësishme në strukturat e saj drejtuese, duke emëruar Malsor Gjonbalajn si udhëheqës të Këshillit Profesional të klubit.

Me këtë vendim, drejtuesit e klubit synojnë të forcojnë organizimin dhe aspektin profesional, në një periudhë kur Prishtina po përgatitet për sfidat e sezonit të ri. Gjonbalaj do të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin e çështjeve sportive dhe në dhënien e rekomandimeve për zhvillimin e klubit në të gjitha nivelet.

I njohur për përvojën dhe kontributin e tij në futboll, Gjonbalaj pritet të jetë një figurë kyçe në projektet e ardhshme të bardhekaltërve, të cilët synojnë rikthimin në majat e futbollit kosovar.

Emërimi i tij vjen në një periudhë ndryshimesh te Prishtina, pas largimit të trajnerit Alban Dragusha dhe riorganizimeve të vazhdueshme brenda klubit. Drejtuesit besojnë se Këshilli Profesional, nën udhëheqjen e Gjonbalajt, do të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe në realizimin e objektivave sportive të klubit.

Prishtina pritet të vazhdojë me lëvizje të tjera organizative gjatë javëve në vijim, teksa po ndërton strategjinë për sezonin e ri./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme