Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku nga Vushtrria: Gazi amerikan prioritet kombëtar për siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik

NULL NULL
04.06.2026 21:50
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja Vjosa Osmani, në Vushtrri
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja Vjosa Osmani, në Vushtrri

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Vushtrri, ku ka prezantuar programin dhe zotimet e partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se tubimi u zhvillua në një atmosferë me energji, mbështetje dhe besim për ndryshim.

Ai bëri të ditur se para qytetarëve të Vushtrrisë janë shpalosur zotimet e LDK-së për familjen, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, si dhe projektet zhvillimore që, sipas tij, do ta rikthejnë Kosovën në rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe orientimit të qartë euro-atlantik.

Abdixhiku theksoi edhe rëndësinë e projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një projekt strategjik që LDK-ja e ka pjesë të programit të saj prej kohësh.

“Folëm edhe për energjinë; për gazin amerikan, si projekt strategjik që LDK e ka në program tash e sa kohë, e që do ta bëjmë prioritet nacional për një Kosovë me më shumë siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar ai.

Në fund, Abdixhiku kërkoi mbështetje për kandidatët e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri me numër 25 dhe Shukrije Shala me numër 94. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme