Përfshihet nga zjarri vetura e një polici në veri NULL NULL 04.04.2024 09:55 04.04.2024 09:55 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një zyrtar policor ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.