Përdorimi i vajit të ullirit, të paktën dhe një herë në javë i bënë mirë zemrës tuaj NULL NULL 08.03.2019 12:30 08.03.2019 12:30 Përdorimi i vajit të ullirit në shujtën tuaj të ushqimit, madje vetëm një herë në javë, ulë rrezikun e vuajtjes së arterieve të bllokuara të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje fatale. Kështu thotë një studim i ri, ndërsa potencon që dieta mesatare e cila vajin e ullirit e ka komponent kyç, është e lidhur me shëndetin e mirë të zemrës, njofton Klan Kosova. Por tani hulumtuesit kanë treguar pse dhe si. Duke studiuar gjakun e 63 të rriturve jo duhanpirës, ata gjetën se ato vajra të ullirit dukeshin të mbrojnë trombocitet e gjakut nga ‘aktivizimi’ i rrezikshëm, të cilat mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Ekipi i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e New Yorkut beson se përtej përmbajtjes së shumë antioksidantëve, ajo ka të bëjë me strukturën e molekulave të vajit të ullirit, njofton Klan Kosova.