Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: Mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës NULL NULL 05.06.2026 11:19 05.06.2026 11:19 Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: Mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës Kandidatja për presidente nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka vizituar Odën e Shefki Grashticës, duke u takuar me qytetarët që ajo i përshkroi si “zemrën e Prishtinës”. Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se gra e burra të ndershëm, punëtorë dhe të palodhur, mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën. “Në Odën e Shefki Grashticës, mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës. Gra e burra të ndershëm, punëtorë e të palodhur, që me djersën e tyre mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën. Energjia, besimi dhe mbështetja juaj janë forca më e madhe për të ecur përpara. Prishtina nuk ndalet kurrë”, shkroi Osmani./Klankosova.tv