Ministria e Drejtësisë reagon ndaj rekomandimeve të Vetëvendosjes NULL NULL 09.02.2018 17:02 09.02.2018 17:02 Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas vendimit për miratim të Rekomandimeve të paraqitura nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes rreth dënimit të aktivistëve të saj. “Përtej mos zbatimit të rregullave procedurale të punës, në miratimin e këtyre Rekomandimeve, shprehim shqetësimin tonë të thellë, veçanërisht për përmbajtjen e tyre, të cilat në mënyrë direkte atakojnë pushtetin gjyqësor dhe pavarësinë e tij, të përcaktuar me aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës” “Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik, e ka përcaktuar qartë rolin dhe funksionin e pushtetit gjyqësor në kuadër të organizimit kushtetues dhe institucional të vendit tonë, duke përcaktuar kështu edhe garancën për ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë edhe të drejtën në ankesë e mjete të tjera juridike ndaj vendimeve të të gjitha shkallëve të gjyqësorit”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie. Sipas tyre, komentimi apo mohimi i çfarëdo lloj vendimi të cilin e nxjerrë gjykata kompetente, është zhvlerësim i autoritetit të pushtetit gjyqësor si dhe cenim i parimit të ndarjes së pushtetit.