Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e përkohshme të një rruge në kryeqytet

NULL NULL
05.06.2026 11:38

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”.

Sipas njoftimit në Facebook, mbyllja bëhet për shkak të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik, transmeton Klankosova.tv.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkroi Komuna./Klankosova.tv

lajme të ngjashme